Është ai, është gjithnjë ai, C.Ronaldo që udhëheq Portugalinë, një lider i vërtetë që nuk njeh as moshë e as limite. Pavarësisht zhurmës së madhe që solli paraqitja e tij e dobët në “Euro2024”, Roberto Martinez i besoi sërish majën e sulmit edhe në këtë aventurë në Ligën e Kombeve. Të njëjtën gjë bëri edhe Dalic duke i besuar çelësat e ekipit Luka Modric, të dy veteranët dhuruan një shfaqje emocionuese në startin e sfidës Portugali-Kroaci.
Luzinaët morën menjëherë kontrollin e lojës, ku 7 minuta i mjaftuan Dalot që kalonte portugezët në avantazh. Në minutën e 37-të, Ronaldo u shërbye në mënyrë perfekte në zonë, fluturimthi CR7 dërgoi topin në rrjetë duke shpërthyer më pas në lot për këtë gol jubilar, i 900 në karrierë, një shifër e jashtëzakonshme. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 41-të, Dalot ishte i pafat teksa devijoi topin në portën e tij duke ngushtuar shifrat në 2-1.
Në pjesën e dytë, dy trajnerët u ndërhyn në formacion duke bërë që ritmi i lojës të binte, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar, me Portugalinë që doli me tre pikë nga sfida e parë në Grupin A1.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë ishim brilant, por pësimi i golit krijoi ndjenjën se duhet të mbronim rezultatin”, u shpreh Roberto Martinez pas ndeshjes.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Polonia doli më tre pikë nga transferta përballë Skocisë duke triumfuar me rezultatin 3-2. 5 gola të shënuar, në fund festuan polakët pas një goli në minutën e 97-të, me Zalewski që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
(BalkanWeb)