Pas një Evropiani pozitiv, Zvicra e Granit Xhakës bie në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, pësoi një humbje të pastër 2-0 në transfertë përballë Danimarkës. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, fati i këtij takimi u vendos nga disa episode, si në minutën e 52-të ku Elvedi u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli në sulm. Danimarka përfitoi nga epërsia numerike, por ndeshjen e zhbllokoi Dorgu, i sapo hedhur në fushën e lojës në minutën e 82-të.
Pikërisht një ditë pasi shkroi historinë duke u nominuar si një nga 30 kandidatët final për “Topin e Artë”, Granit Xhakën e tradhtuan nervat ku brenda katër minutash ndërhyri dy herë në mënyrë të parregullt ndaj Hojbjerg duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Me 9 nëntë lojtarë në fushë, Zvicra e kishte të pamundur të qëndronte në lojë, ndërsa danezët realizuan edhe golin e dytë në shtesë me Hojbjerg.
(BalkanWeb)