Tapala Nadamuni, një studente indiane, ka krijuar fshesën më të vogël në botë duke ripërdorur një stilolaps, veprim ky i cili ka shënuar rekord të ri botëror Guiness.
Shpikja krijuese është vetëm 6 centimetra e gjatë.
Nadamuni shpenzoi rreth 238 dollarë në transformimin e stilolapsit në një fshesë plotësisht funksionale.
Bëhet e ditur se pajisja ka fuqi të mjaftueshme për të mbledhur grimca pluhuri.
Sipas Guinness, kjo nuk është përpjekja e parë e Nadamunit për të shënuar rekord.
Në vitin 2020, ai ishte fituesi i së njëjtës kategori pasi krijoi një fshesë me korrent 1.7 cenimetra të gjatë.
Megjithatë, shpikja e fundit e Nadamuni ka rifituar titullin, duke forcuar pozicionin e tij si një pionier në fushën e inxhinierisë miniaturë.c