Një aeroplan indian pasagjerësh ka bërë një ulje emergjente në qytetin lindor të Turqisë, pas një kërcënimi me bombë.

Aeroplani i linjës ajrore Vistara që transportonte pasagjerët, ishte nisur nga India për në Gjermani kur bëri një ulje emergjente në aeroportin e Erzurumit “për arsye sigurie”.

Vistara tha në një deklaratë pas uljes emergjente se “fluturimi i saj UK27 nga Mumbai në Frankfurt (BOM-FRA) është devijuar në Turqi (aeroporti Erzurum) për arsye sigurie dhe është ulur i sigurt në orën 1905”.

Megjithatë, disa raporte sugjerojnë se aeroplani indian u ul për shkak të një “kërcënimi për bombë”, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Sipas burimeve, ekipet turke të reagimit emergjent, përfshirë Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), personelin mjekësor, policinë dhe zjarrfikësit, u dërguan menjëherë në aeroport pas uljes emergjente.

Pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe një kërkim i plotë i kabinës dhe zonave të ngarkesave është duke u zhvilluar.

Guvernatori i Erzurumit, Mustafa Cifci, në një deklaratë konfirmoi se aeroplani mbante 247 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: