Të gjithë sytë ishin te Jennifer Lopez dje kur ajo mbërriti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto me një fustan metalik super zbulues për premierën e filmit të saj të ri ‘Unstoppable’.

55-vjeçarja me fustanin që zgjodhi u tregoi të pranishmëve kthesat e saj të cilat “mbaheshin” nga fjongo të mëdha të zeza. Ajo bashkoi pamjen mahnitëse me taka të argjendta teksa ecte e vetme në tapetin e kuq.

Kjo ishte dalja e parë publike e aktores në tapetin e kuq që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck muajin e kaluar. Aktori, edhe pse ishte producent i filmit, nuk mori pjesë në premierën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Affleck ishte në Los Anxhelos në të njëjtën kohë, por nuk mori pjesë në event.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb