Shqipëria është duke u përballur me Ukrainën në Pragë, në duelin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky duel për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë.

Në momentin e ekzekutimit të himnit kuqezi, futbollistët si gjithmonë u shfaqën tepër të karikuar, duke kënduar të gjithë së bashku. Në fund nuk munguan as brohoritjet e tifozëve shqiptarë të pranishëm në shkallët e stadiumit.  

 

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb