Klubi i Laçit ka bërë të ditur se ka përforcuar radhët e sulmit në ditët e fundit të merkatos me një sulmues nga Bregu i Fildishtë, duke shtuar opsionet në dispozicion të trajnerit Cungu.

Kurbinasit kanë bërë të ditur se pjesë e tyre tashmë është edhe 18-vjeçari Kouame Nikolas Kofi, i cili është federuar dhe do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit.

Kofi
Kofi

Vetëm një gol i shënuar dhe 0 fitore në tre javë kanë bërë që Laçi të shohë me prioritet përforcimet në repartin e avancuar, duke shtuar kësisoj alternativat për trajnerin Cungu, edhe pse ky i fundit në fakt priste nga merkato futbollistë me eksperiencë, jo lojtarë të perspektivës siç është në fakt adoleshenti nga Bregu i Fildishtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb