“Në zgjedhjet e ardhshme PD-ja zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim. Këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë prej udhëheqësve udhëprerës të saj”. 

Ishte kjo deklarata e bujshme e kryeministrit Edi Rama sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, duke parashikuar atë që sipas tij mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, të pranverës 2025. Kreu i qeverisë tha se parashikimin e tij e bazon në të dhënat e siguruara nga sondazhet që bën PS çdo muaj, duke testuar opinionin e qytetarëve.

Por çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të trazirave, 1997?

PD kishte lënë pushtetin, duke i hapur rrugë qeverisë së pajtimit kombëtar, pasi vendi ishte përfshirë nga kaosi. Falimentimi i firmave piramidale kishte nxjerrë njerëzit në rrugë e sheshe. Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha dha dorëheqje, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Një vit më parë, në 26 maj 1996, Shqipëria kishte zhvilluar zgjedhjet parlamentare të cilat u fituan nga PD, por opozita nuk i njohu, ndërsa kishte tërhequr edhe komisionerët. Rezerva shprehu edhe faktori ndërkombëtar.

Një vit më pas, situata ishte tjetër. PD dhe PS shkojnë në zgjedhje

PS arrin të fitojë 101 mandate në Kuvend, ndërsa PD vetëm 25.

Zgjedhjet 1997 Tabela
Zgjedhjet 1997 Tabela

Ky është edhe rezultati i zgjedhjeve të 1997 të cilit i referohet kryeministri Edi Rama.

Zgjedhjet e 2025-ës do të vendosin përballë dy alternativa, PS-në që si asnjëherë më parë në histori do tentojë të marrë mandatin e 4-ët dhe PD-në me objektiv rikthimin në pushtet pas 12 vitesh në opozitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb