Pas përcaktimit të Drejtuesve Politikë, në selinë e PD sot do te mblidhen për herë të parë drejtuesit politikë.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se ata mblidhen për të diskutuar protestat dhe punën në terren.
Takimi do të mbahet sot në orën 17.00. Në mbledhjen me dyer të mbyllura pritet të diskutohet për planin e PD, që duket se ka plan të protestojë dhe të kërkojë qeveri teknike.
Përpos kësaj, në mbledhje pritet që të flitet për punën që do bëjnë në terren drejtuesit politikë në qarqe.
(Balkanweb)