Sulmuesi kanadez, Jonathan David, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në miqësoren kundër Shteteve të Bashkuara, ku shënoi një gol dhe dha një asist, ka folur për mundësinë e rinovimit të kontratës me klubin e Lille.
“Ka pasur disa oferta, kam folur me klube dhe natyrisht me trajnerin. Ne vendosëm të qëndronim në Lille. Tani çdo gjë mund të ndodhë. Jam në vitin e fundit të kontratës sime, do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm” – tha David, i kërkuar në merkato nga shumë skuadra të mëdha.