Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së shtetit dhe të kombit. Fillimviti shkollor sigurisht që është një ditë e shënuar në shpirtin arsimdashës të kombit shqiptar. Me këtë rast, ne kujtojmë me nderim e përulje plejadën e mësuesve, pedagogëve dhe personaliteteve të shquar shtetarë shqiptarë në fushën e arsimit.

Kujtojmë veçanërisht një shembull që është unik për këtë qëllim të shenjtë: Mirash Ivanaj, Ministër i Arsimit në vitet e Mbretērisē Shqiptare, i lauruar me dy diploma të shkëlqyera universitare. Mirash Ivanaj, edhe pse kundërshtar në pikëpamje e bindje politike, i’u kērkua republikanit nga Mbreti Zog, qē tē pranonte detyrēn e Ministrit tē Arsimit për tē bērē një reformē rrënjësore në fushën e arsimit. Kjo reformē e ideuar prej tij kērkonte mbēshtetje tē plotē dhe tē gjithanēshme duke pērfshirē edhe ndryshime kushtetuese (Statuti Themeltar i Shtetit), me synimin që arsimi të përshkohej vetëm nga fryma kombёtare dhe karakteri plotësisht laik, duke mёnjanuar presionet e rrezikshme tё tё huajve, të organizmave private dhe të institucioneve fetare, të cilat përcillnin të tjera interesa.

Duke evokuar këta emra të mëdhenj, ndjehemi të gjithë përgjegjës që aktualisht arsimi në Shqipëri është në gjëndje emergjence kombëtare, përderisa një sërë strategjish për reforma strukturore dhe eksperimente të shpallura në vite me terma grandomanie, kanë dështuar dhe përderisa vijon ende të mbetet instrument ndikimi politik.

Vite më parë dështoi eksprimenti paradoksal, kur në Shqipëri lulëzuan universitete fantazmë, duke arritur një universitet për 50 – 60,000 banorë, kur shumica e tyre nuk plotësonin as standardet minimale për të qenë të tillë! Është kjo arsyeja që edhe universiteti ynë më i mirë, është më i fundit në rajon për nga standardet.

Askush nuk përgjigjet se sa njihen diplomat e arsimit shqiptar në vendet e tjera, pse nuk njihen, cili është shkaku përse nuk njihen dhe kur do të njihen?

Në vlerësimet më të fundit Komisioni i Venecias për renditjen europiane të arsimit parauniversitar, Shqipëria ka zbriur 15 vende më poshtë se në vitin 2023. Askush nuk jep përgjigje se përse në vitin 2017 kishim 153 nxënës për 1,000 banorë, ndërsa në vitin 2022 kishim 136 nxënës për 1,000 banorë.

Strukturimet dhe ristrukturimet e shpeshta në të gjitha nivelet e administratës kanë rezultuar në kaos edhe në administrimin e arsimit. Kështu, struktura me katër drejtori rajonale të arsimit parauniversitar është një nga eksperimentet tashmë të dështuara. Këto drejtori, ashtu si edhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar janë shndërruar më së shumti në struktura, ku në drejtim janë caktuar militantë politikë.

Për turp kombëtar, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka as komision, as nënkomision parlamentar për arsimin. Ka vetëm një Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, a thua se jemi ende një vend komunist që shqetësim kemi edukimin e njerëzve, ndërkohë që Ministria përkatëse, normalisht dhe historikisht, quhet “Ministria e Arsimit” dhe jo “Ministria e Edukimit”! Është kjo arsyeja që Kuvendi dhe komisionet e tij nuk dijnë dhe as që nuk pyeten për reformat që kryhen në arsim.

Prandaj është urgjente ngritja e një një strukture kombëtare me ekspertë të shquar në fushën e arsimit, pa dallime politike, e cila të evidentojë problemet dhe të përcaktojë prioritetet dhe reformat përkatëse për të dalë nga kjo emergjencë.

Është urgjente që drejtoritë e arsimit të kthehen në bazë qarku, sikurse kanë qenë, ndërsa në bashki të rikthehen zyrat arsimore.

Është urgjente që arsimi parashkollor dhe arsimi profesional të rikthehen në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Është urgjente të rishikohen kurrikulat dhe niveli i teksteve mësimore, për të përcjellë si azhurnimin me zhvillimet e reja, ashtu edhe frymën kombëtare, si dhe historinë e afirmuar kombëtare, jo shijet personale apo politikat partiake.

Kjo urgjencë pëballohet duke rishikuar Ligjin Nr.69/2012 “Per Arsimin Parauniversitar ne RSH”, si dhe Ligjin Organik Nr.80/ 2015 “Për arsimin e lartë në RSH”.

Ndër çështjet pastërtisht kombëtare, arsimi kombëtar nuk duhet të jetë çështje politikash apo paradash partiake. Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së shtetit dhe të kombit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb