Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e PS pasditen e kësaj të hëne, një ditë pasi anëtarët e rinj u zgjodhën nga Asambleja Kombëtare.

Mbledhja po zhvillohet në selinë e PS në orën 18.30. Burime për BalkanWeb theksojnë se në fokus është organizimi i fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Asambleja e PS zgjodhi Kryesinë e re dje e cila përbëhet nga Erion Braçe, Arben Pëllumbi, Toni Gogu, Eduard Shalsi, Igli Hasani, Lindita Nikolla, Albana Koçiu, Klodiana Spahiu, Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj.

Kryesia e re e PS

Erion Braçe
Lindita Nikolla
Arben Pëllumbi
Albana Koçiu
Toni Gogu
Etilda Gjonaj
Eduard Shalsi
Anila Denaj
Igli Hasani
Klodiana Spahiu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb