Një javë pas suksesit në Aragon të Marc Marquez, piloti i njohur i Moto Gp fiton sërish këtë fundjavë në Misano. Por me një ndryshin, në bokse për ta ndjekur garën e tij mungoi partnerja e tij, bukuroshja Gemma Pinto.
Asnjë krizë mes çiftit, që e kanë bërë publike lidhjen e tyre që në vitin 2023. Aryseja e mungesës së modeles bukuroshe në Misano, ishte java e modës në Madrid, që bëri që çifti të përshëndetej vetëm nëpërmjet një telefonate. Ndërkohë 26 vjeçarja Pinto nuk ka ngurruar që të postojë edhe fotot e saj të shkrepura së fundmi për të gjithë fansat e saj.