Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Siri, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas monituruesve, në mesin e viktimave ishin “pesë civilë, katër ushtarë dhe personel i inteligjencës dhe 13 sirianë që punonin me grupet pro-Iranit”.
Tre trupa të tjerë ishin të paidentifikuar, shtoi Observatori.
Observatori e përshkroi sulmin e së dielës mbrëma si “një nga sulmet më të dhunshme izraelite” në Siri në vite dhe tha se u krye me 14 raketa.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve raporton se janë vrarë 16 persona.