Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë, përfshirë një gazetare dhe ish të burgosur në 24 orët e fundit gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Gjatë 24 orëve të fundit ushtria izraelite arrestoi të paktën 12 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, përfshirë në mesin e tyre një gazetare dhe ish të burgosur.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Të paktën 681 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori 2023 në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat palestineze në Bregun Perëndimor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb