Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Thumanë- Lezhë.
Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Për pasojë kanë përfunduar në spital shoferi dhe pasagjerja (bashkëshortja e tij).
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.