Zizu Zidane ka dhënë një intervistë për prestigjozen franceze “L’Equipe” në një moment delikat. Si United edhe Franca kanë vendosur në dyshim të ardhmen e trajnerëve respektivë dhe fjalët e ish-numrit dhjetë të transalpinëve i kanë hedhur edhe më shumë “benzinë zgjarrit”…
“A do të më pëlqente që të shkoja në Mançester? Kuptoj anglishten, por nuk e flas rrjedhshëm. Unë kam parë trajnerë, të cilët kanë pranuar të punojnë në vende ku nuk dinë të thonë as mirëmëngjes, por unë nuk jam ashtu, punoj ndryshe. Që të fitosh duhet që të kesh disa elemente, unë i di ato. Di se çfarë duhet për të fituar”, tha Zidane.