Policia në Mat lajmëron se ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngritur një dron mbi Burgun e Burrelit.
Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në pranga ka rënë Taulant Ahmetsulaj.
“Mat
Policia identifikon, kap dhe shoqëron në Komisariat, autorin e dyshuar të ngritjes së një mjeti inteligjent (dron), mbi ambientet e IEVP Burrel.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se mbi ambientet e IEVP Burrel, ishte konstatuar një mjet inteligjent dron, i cili u neutralizua nga punonjësit e sigurisë së burgut, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.
Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel.
Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.
(Balkanweb)