Vëllai i Melisa Trëndafilit, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evi Ahmeti, nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lidhje me gjendjen shëndetësore të motrës së tij, e cila u dogj me benzinë pak ditë më parë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili.
Megjithatë ai u shpreh se ndihma për motrën e tij duhet të kishte ardhur me kohë nga Policia e Korçës, e cila ka qenë në dijeni të rasteve, ndërsa shtoi se e motra ka bërë edhe denoncim pranë autoriteteve.
“Dua që ajo nënë e dy fëmijët duhet të merrte ndihmë nga policia e Korçës aty ku edhe ka bërë denoncimin. Policia ka qenë në dijeni të situatës. Autori është i lirë, as ne nuk jemi të qetë sepse kemi familjen”, tha ai.
(BalkanWeb)