Gjatë 13 viteve të fundit, shumë gra dhe vajza janë vrarë nga burrat në Shqipëri, kryesisht nga anëtarë të familjes. Vetëm për vitin 2023 numërohen një numër i konsiderueshëm vrasjesh duke bërë që krimi të jetë ulur këmbëkryq te familjet shqiptare. Ngjarjet më të bujshme kanë lënë gjurmë të thella të traumës në shoqëri.
Ngjarja me makabre ishte vrasja e tre grave nga Dan Hutra brenda një dite në mars të vitit 2023. Po në 12 mars, një tjetër vrasje, Mimoza Paja, u gjend në një sulm të papritur nga kallashnikovi në një lokal ku po punonte.
Mimoza, një person i pafajshëm, humbi jetën në vend, ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën rëndë. Një tjetër ngjarje ishte ajo e Roland Sinanit, një burrë 43-vjeçar,i cili qëlloi me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani, nëne e dy fëmijëve të vegjël. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit. Migena ishte në shtrat duke fjetur me vajzën e saj në momentin e tragjedisë. Roland Sinani më pas kreu vetëvrasje. Këto janë vetëm një përqinde e vrasjeve më makabre të ndodhura ndër vite, por sa e sa të tjera shumë më tragjike kanë shkaktuar panik dhe ankth tek njerëzit pasi shumica e vrasjeve janë kryer në publik.
Madje, disa prej tyre janë bërë ndaj personave të pafajshëm në vendin e punës. E tillë është historia dhe ngjarja e rëndë që do të trajtohet ditën e sotme në këtë fillim sezon të ri të emisionit me “Zemër të Hapur”, ku një grua në qytetin e Korçës u spërkat me forcë nga bashkëshorti me benzinë dhe iu vu flaka për ta djegur, vetëm e vetëm se nuk pranoi divorcin.
Sot, vëllai i të lënduarës ka vendosur të flasë për herë të parë për emisionin, për të rrëfyer kalvarin e gjatë të problemeve në familjen e motrës si dhe jeta e vështirë e saj psikologjike. Ndiqni emisionin…
(BalkanWeb)