Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Mësohet se janë qëlluar për vdekje dy persona, që janë xhaxha e nip me njëri-tjetrin.
Shtetasit që kanë ndërruar jetë janë Lavdosh dhe Gramoz Kurtaj.
Autori është shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç. Policia ka arrestuar autorin.
Viktimat dhe autori i krimit janë banorë të të njëjtit fshat. Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë një sherr i nisur fillimisht mes fëmijëve.
Në konflikt janë përfshirë edhe të rriturit duke debatuar verbalisht dhe më pas autori Altin Kuka ka marrë armën e zjarrit kallashnikov, duke ekzekutuar xhaxha e nip.
(Balkanweb)