Një konflikt i momentit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, xhaxha e nip me njëri-tjetrin, Lavdosh dhe Gramos Kurtaj është bërë shkak për tragjedinë në Roskovec.
Dy viktimat janë qëlluar për vdekje me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka.
Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.
Xhaxha e nip kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave, por plagët rezultuan fatale.
Në reagimin e parë për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.
Njoftimi i policisë
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
(BalkanWeb)