Hakan Çalhanoğlu foli nga grumbullimi me Turqinë për sfidat e para të Nations League: “Në muajt e fundit mora oferta, por thashë se do të qëndroja dhe në çdo rast Interi nuk do të më linte të largohesha. Pra, siç thashë, transferimi nuk ishte parashikuar”.
Deklaratë e qartë kjo, që tregon edhe njëherë tjetër se mesfushori turk shikohet nga zikaltrit si një prej elementëve më të rëndësishëm të formacionit të Simone Inzaghit.