Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Roskovec pasditen e së martës, ku viktima mbetën xhaxha e nip, ndërsa autori u arrestua nga policia, pak momente pas krimit.
Krimi ka ndodhur në fshatin Kurjan, ndërsa viktimat janë identifikuar si Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip.
Autori i krimit është Altin Kuka, i arrestuar, ndërsa dyshimet e para janë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes fëmijësh që çoi më pas në përplasjen mes të rriturve.
Nga të dhënat e para, mësohet se autori i krimit ka qëlluar me breshëri automatike ndaj viktimave, që kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë momentet e para pas krimit. Në një prej video shfaqet një fëmijë që qan, ndërsa viktima është babai i tij. Uniformat blu tentojnë ta qetësojnë, por…
Ndërkohë një tjetër person, i afërm i viktimave tenton të futet brenda zonës ku janë vendosur shiritat skenë krimi. Edhe ai ndalohet nga policia.
Krimi ka tronditur zonën, ndërsa hetimet do të zbardhin nëse shkaku i krimit të dyfishtë është një zënkë me fëmijësh apo për çështje të tjera.
(BalkanWeb)