Janë publikuar pamje nga vrasja e dyfishtë në Roskovec të Fierit. Siç shihet nga pamjet, vrasja e xhaxha e nip mund të ketë ndodhur pranë një lokali.

Në vendngjarje shihet edhe një furgon i bardhë. Autori Altin Kuka dyshohet se pas një konflikti mes fëmijëve, ka qëlluar për vdekje xhaxha e nip, Lavdosh e Gramos Kurtaj.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike)”, thuhet në njoftimin e policisë.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: