Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për Ukrainën për sovranitetin dhe pavarësinë e saj.
Kjo iu rikonfirmua ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, nga Igli Hasani, kreu i diplomacisë shqiptare, gjatë një bisede telefonike.
Në një postim në platformën “X’, ministri i Jashtëm, Hasani shkruan “zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzemërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese”.
“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shprehet Hasani.