Kvicha Kvaratskelia, ylli i Gjeorgjisë u shpreh i lumtur për mediat, pas suksesit 0-1 ndaj Shqipërisë, në përballjen e vlefshme për Nations League.
“Jam i lumtur për golin pavarësisht se kush shënon, rëndësi ka fitorja. Shqipëria është skuadër e fortë, mendoj se e merituam të fitonim. E kemi fituar shumë mirë, 2 ndeshje 2 fitore. Grupi është i fortë, duhet të vazhdojmë të luftojmë”, tha Kvaratskhelia.