Donald Trump gjatë debatit kundër rivales politike Kamala Harris ka pretenduar se emigrantët nga Haiti po hanë qentë në Springfield të Ohios.

“Ata po i hanë qentë, njerëzit që kanë ardhur këtu po i hanë macet”, tha ai në debatin televiziv. Trump u shpreh se qytetarët amerikanë janë ankuar se “njerëzit nga Haiti po ua hanë qentë”.

David Muir, njëri nga moderatorët e debatit tha se sipas autoriteteve në Springfield, nuk ka raportime se kafshët janë ngrënë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: