Deputeti i PD Luan Baçi, në një prononcim në News 24 tha se Sali Berisha është burgosur politikisht.
Ai tha se protestuesit e opozitës janë aty kundër burgosjes politike.
“Të gjithë kanë ardhur vetë dhe nuk është bërë asnjë njoftim për këtë protestë. Ne kemi 9 muaj që protestojmë për lirimin e liderit të opozitës.
Kjo është burgosje politike. Protesta është kundër padrejtësisë, në mbështetje të fjalës së lirë”, tha Baçi.
(Balkanweb)