Kreu i PD Sali Berisha pasi ka lënë ambientet e SPAK tha se ka thënë në ambientet e SPAK se ata janë piramidë mashtrimi fund e krye. Sipas tij, Rama vijon me hakmarrjen e tij.

Sali Berisha: Kjo ëhstë një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës.

Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: