Dy ushtarë izraelitë vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën rëndë në rrëzimin e një helikopteri që ndodhi gjatë natës në qytetin Rafah, në pjesën jugore të Gazës.

Aksidenti ndodhi gjatë një operacioni për evakuimin e një ushtari të plagosur të IDF. Sipas mediave edhe katër ushtarë të tjerë pësuan lëndime mesatare deri të lehta.

Sipas një hetimi fillestar të IAF, një UH-60 Black Hawk nga skuadrilja 123 kishte fluturuar në Rafah me një ekip mjekësor të Njësisë 669 për të evakuuar një inxhinier ushtarak të plagosur rëndë gjatë luftimeve në zonë.

Gjatë fazës përfundimtare të uljes brenda një kampi të IDF-së në Rafah rreth orës 12:30 të mëngjesit me orën lokale, helikopteri u rrëzua në tokë. Sipas hetimit, helikopteri nuk u godit nga zjarri i armikut dhe përplasja ndodhi pak çaste para se avioni të supozohej të ulej, që do të thotë se nuk ra nga një lartësi e konsiderueshme.

Është ende e paqartë se çfarë çoi në rrëzimin, megjithëse IAF e përshkruan atë si një aksident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: