Pas paraqitjes në SPAK të Sali Berishës, është paraqitur pranë Strukturës së Posaçme edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.A i foli për mediat pak para se të hynte në institucionin e drejtësisë së re.

Berisha sot është praktikisht në arrest politik. Nuk ka asnjë provë për akuzat që na janë bërë. Jemi në arrest në dhunim të ligjit. Nesër në SPAK do të vijë edhe kushëriri im Xhimi Begeja. Jemi trashëgimtarë të pronës dhe atë pronë ia kishte vënë syrin Olsi Rama”, tha Malltezi.

Edhe Malltezi do të njihet me akuzën, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb