Mirlind Daku me gjasë nuk do të largohet nga Rubin Kazan. Babai i sulmuesi kuqezi, ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë në mediat ruse.

“Mirlindi ishte në shtëpi disa ditë më parë, ne biseduam me të për interesimin e një numri klubesh për të. E pyeta për Spartak Moskën dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë për të, ata nuk i thanë asgjë. Siç më tha djali im, Rubin mori një vendim, ai do mbetet në klub” – tha ai.

Mirlind Daku po zhvillon një sezon të mirë në Rusi, teksa në 7 ndeshje ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb