Grupi Kastrati ofron bursa për të mbështetur liderët e ardhshëm të aviacionit shqiptar

– Wizz Air, linja ajrore kryesore në vend, e cila zotëron mbi 50% të tregut, po prezanton ekskluzivisht një iniciativë transformuese për të rinjtë shqiptarë –Akademinë e Pilotëve Wizz Air (WAPA). Për herë të parë, pilotët aspirues në Shqipëri, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, kanë një rrugë unike dhe të arritshme drejt qiellit përmes këtij programi inovativ.

Me një angazhim të fortë për fuqizimin e pilotëve aspirues shqiptarë, Wizz Air ofron mundësinë për ta bërë realitet ëndrrën e të qenit një pilot profesionist. Programi WAPA është projektuar për të kapërcyer barrierat financiare, duke ofruar mundësi të përballueshme pagese për qytetarët shqiptarë—duke kërkuar vetëm një pagesë fillestare prej 3,950 €, një ulje prej më shumë se 70%, krahasuar me termat standarde të WAPA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi Kastrati ka ofruar 10 bursa në mbështetje të të rinjve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ndjekin karrierën e tyre në Akademinë e Pilotëve të Wizz Air. Kjo mbështetje vjen në kuadrin e programit ‘Kastrati for Education’, një program i dedikuar për zhvillimin e arsimit në vend.

Gjatë konferencës për shtyp, Sokol Kreci, përfaqësues i Grupit Kastrati, u shpreh: “Jemi krenarë që përfshijmë bursa për pilotët e rinj shqiptarë në programin tonë ‘Kastrati for Education’. Qëllimi ynë është të stimulojmë interesin e të rinjve drejt profilizimit në profesione të tilla, në mënyrë që kompania jonë dhe jo vetëm, të kenë mundësinë të punësojnë profesionistë të trajnuar.”

Akademia e Pilotëve të Wizz Air është e njohur për programet e saj të trajnimit të plotë, që përgatisin pilotët aspirues për karriera të suksesshme në aviacion. Bursat do të mbulojnë të gjithë koston e shkollimit, duke siguruar që individë të talentuar të ndjekin ëndrrat e tyre, pa barriera financiare.

Mauro Jose Aguiar Peneda, përfaqësues i Wizz Air, tha:Duke prezantuar Akademinë e Pilotëve Wizz Air në Shqipëri, ne po hapim dyert për të rinjtë e vendit që të fillojnë një karrierë në aviacion. Ky program tregon angazhimin tonë për të investuar në gjeneratën e ardhshme të pilotëve shqiptarë, duke i ndihmuar ata të arrijnë ëndrrat e tyre dhe duke mbështetur rritjen e industrisë së aviacionit në Shqipëri.

Lancimi i WAPA është më shumë se një nismë trajnimi; ai përfaqëson një moment kyç në peizazhin e aviacionit të Shqipërisë. Duke ofruar trajnim të klasit botëror me terma të përballueshëm financiarë, Wizz Air po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të fuqishme në aviacion, duke përmirësuar perspektivat ekonomike të vendit dhe duke u përputhur me strategjinë afatgjatë të Shqipërisë për zhvillimin e industrisë.

Pjesëmarrësit e programit do të përfitojnë nga një edukim pilotësh të nivelit të lartë, duke fituar aftësitë për t’u bërë First Officer (Oficer i Parë) në Wizz Air brenda 18-21 muajve. Pas përfundimit të trajnimit, kadetët do të hyjnë në një rrugë karriere të përshpejtuar, me programin që garanton mundësinë për të gjithë ata, të cilët diplomohen me sukses, të bashkohen me Wizz Air si pilotë profesionistë.

Fjalët e Autoritetit të Aviacionit Civil

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të kenë një karrierë në aviacion, të prekin qiellin e Evropës dhe të fluturojnë të barabartë me kolegët e tyre evropianë. Në vazhdim të kësaj iniciative, Grupi Kastrati ka në plan të krijojë një akademi për përgatitjen e stafit që ofron shërbime në aeroporte, gjë që është shumë e rëndësishme në këtë fazë, kur infrastruktura e re aeroportuale është në proces ndërtimi në vendin tonë,” u shpreh Arjan Puka, përfaqësues i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Programi ‘Kastrati for Education’ do të vazhdojë me iniciativa të tjera të rëndësishme në fushën e arsimit dhe zhvillimit të komunitetit, duke kontribuar në mbështetjen e talenteve të reja dhe rritjen e profesionistëve në Shqipëri.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb