Shqipëria u mposht 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”, në përballjen që shkoi për llogari të Ligës së Kombeve. Pas ndeshjes, ka patur përplasje mes tifozëve vendas dhe atyre mysafirë, teksa për qetësimin e situatës është dashur ndërhyerja e forcave të sigurisë.
Natyrisht, pamje të tilla nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur në botë. Kujtojmë se për ndeshjen e Ligës së Kombeve, stadiumi ishte i mbushur me tifozë.