Georgina Rodriguez nuk ua fshehu ndjekësve emocionin që pati nga vizita e saj në Venecia, me rastin e festivalit të filmit.
Përmes Instagramit, partnerja e Cristiano Ronaldos ka postuar disa foto nga shëtitja e saj me varkë në kanalin ku kaluan të ftuarit e famshëm për festivalin. Në imazhet që ka ndarë me 62 milionë ndjekësit e saj, 30-vjeçarja ka pozuar me një fustan të gjatë të bardhë me një dekolte të thellë.
Ajo ka pozuar në një veshje të ngushtë zbuluese, me geta rrjete dhe taka të larta.
View this post on Instagram
Në foto, ajo përfshiu edhe pamjet e saj duke shëtitur nëpër kanalin e qytetit, ku kalojnë skafet për të transportuar të ftuarit në festivalin e Venecias.