Kalaja e gurtë e Gjirokastrës është kthyer në një qendër të veçantë të organizimit të aktiviteteve kulturore. Në fundjavë në mjediset e kështjellës së Argjiros u çel një ekspozitë fotografike përgjatë së cilës prezantoheshin monumentet e kulturës në vite. Në rreth 80 foto-arkiv u prezantuan disa prej monumenteve dhe objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
Çelja e kësaj ekspozite në mjediset e kalasë së Gjirokastrës, që është monumenti më i vizituar në vendin tonë tërhoqi edhe vëmendjen dhe interesimin e turistëve të shumtë.
Përgjatë sezonit të verës në Gjirokastër u zhvilluan aktivitete të shumta kulturore dhe artistike ndërsa kalendari i pasur i organizimeve do të vazhdojë edhe në stinën e vjeshtës.