35-vjeçari TikToker Caleb Graves, i njohur si Caleb, u rrëzua dhe vdiq nga vapa gjatë një maratonë në Disneyland, Kaliforni. Madje, vdekja e tij erdhi disa orë pasi ai ishte ankuar për temperaturat e larta në një video që kishte publikuar.

Vrapuesi 35-vjeçar, një ditë para garës, shprehu shqetësimin e tij për temperaturat ekstreme të larta në një video të postuar në TikTok.

Graves kishte shprehur rezervat e tij për temperaturën para garës. “Gjysmë Maratona e Disneyland – Gjysma Maratona e Halloween – është nesër dhe unë jam vërtet i shqetësuar,” tha ai në një video që postoi të shtunën në llogarinë e tij TikTok.

“Kam njëfarë ndjeshmërie ndaj nxehtësisë. Unë isha jashtë për rreth 20 minuta me qenin tim sot dhe isha mirë, por sapo u ktheva në shtëpi më ra të fikët”, u tha 35-vjeçari ndjekësve të tij në një tjetër video.

Sipas Los Angeles Times, Graves rreth orës 7 të mëngjesit ndërsa po kalonte vijën e finishit të gjysmëmaratonës, duket se ka shtrënguar gjoksin dhe është rrëzuar. Një njeri i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit.

“Për rreth një orë u përpoqën ta mbanin në jetë, por fatkeqësisht ai u shpall i vdekur”, tha polici Matt Sutter.

Përpara se të fillonte gara, Graves u kërkoi pjesëmarrësve të qëndronin të sigurt, duke i paralajmëruar ata: Mos harroni se është vapë! Qëndroni të hidratuar dhe dëgjoni trupin tuaj. Suksese të gjithë vrapuesve!”

Vihet re se temperaturat ekstreme të këtij viti kanë shkaktuar probleme për dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në aktivitete në natyrë në SHBA. Më shumë se 100 njerëz kërkuan trajtim mjekësor në një shfaqje ajrore në Kolorado në gusht.

Autoritetet kanë theksuar vazhdimisht se i nxehti është kërcënimi më i madh për shëndetin publik, me SHBA-në që përballet me temperatura jashtëzakonisht të larta këtë vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb