Inter dëshiron rinovimin me Denzel Dumfries. Klubi zikaltër është gati që nëpërmjet negociatave të arrijë zgjatjen e kontratës me mbrojtësin, me marrëveshjen aktuale që që skadon në fund të këtij sezoni, në qershor të vitit 2025.
Klubi kampion i Italisë i ofron Dumfries-it një rritje page nga 2.5 në 4 milionë euro neto në vit, shifra të kënaqshme për lojtarin holandez. 28-vjeçari u impenjua në 31 ndeshje të kampionatit në sezonin që shkoi, ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 4 asiste.
(J.S/BalkanWeb)