Vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e fundit, janë shifra që shqetësojnë shumë ambientin rreth përfaqësueses braziliane. Disfata e fundit kundër Paraguait nuk është pritur mirë nga opinioni, me mediat që nuk i kursyen kritikat: “Brazili luan keq dhe humbet”, ishte një mes shumë titujve të shumtë.

Në shënjestër përfundoi edhe ylli i ekipit Vinicius jr pasi në takimin e fundit sulmuesi i Real Madrid arriti të bëjë vetëm një driblim nga katër, fitoi vetëm 2 duele nga 7 të mundshme. Këto kritika nuk u hodhën poshtë Vinicius i cili mori përsipër të gjithë përgjegjësitë:

“Duhet ta ndalojmë këtë situatë me çdo kusht. Tani të shkojmë të gjithë në shtëpi dhe të reflektojmë se ku duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të bëjmë për të luajtur sërish mirë. Nuk mund të vijmë këtu dhe të luajmë ashtu siç kemi luajtur dhe të humbasim këto pikë. Në Evropë luajmë më shpejt, ne duhet të përshtatemi me këtë, të përmirësohemi dhe të fitojmë ndeshjet, vetëm duke fituar do të jemi më të qetë”, u shpreh Vinicius jr.

10 pikë në 8 ndeshje në kualifikueset e Botërorit janë shumë pak për një përfaqësuese të madhe si Brazili. Për momentin 5 herë kampionët e botës ndodhen në vendin e 5-të në Amerikën e Jugut duke vendosur ndjeshëm në pikëpyetje prezencën e tyre në Botërorin e 2026.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: