Berat Gjimshiti ishte një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në dy sfidat e para të Ligës së Kombeve, por për fat të mirë Kumbulla dhe Ismajli ishin në top formë duke bërë që mungesa e kapitenit të mos ndihej shumë.
I ndryshëm është diskutimi në radhët e Atalatës, me stafin mjekësor që po bën gjithçka që Gjimshiti të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur, kjo edhe për shkak të një kalendari shumë të ngjeshur.
Sipas La Gazzetta dello Sport: Gjimshiti po punon me ritëm të lartë për të qenë në dispozicion të trajnerit Gaspetini për takimin kundër Comos-s në program për t’u zhvilluar më 23 shtator.
(BalkanWeb)