Teksa seanca plenare vijon prej paradites së sotme, Bledi Çuçi është ulur sot për herë të parë në karrigen e kryetarit të Kuvendit për të drejtuar punimet.

Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit.

Ndërkohë disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë.

Bashkë me Blendi Klosin ai ishte dje në Vlorë e Sarandë për takimin e parë me strukturat lokale të PS.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: