Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi sot se ka hequr kredencialet e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, veprimet e të cilëve pretendon se ishin tregues të spiunazhit dhe sabotimit.

Ambasada britanike në Moskë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

FSB, pasardhësi i KGB-së sovjetike, pretendon se ka dokumente që tregojnë se një agjenci e Ministrisë së Jashtme Britanike në Londër, përgjegjëse për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, po koordinon “përshkallëzimin politik dhe ushtarak” dhe ka për detyrë të sigurojë humbjen strategjike të Rusisë në luftën kundër Ukrainë.

“Rrjedhimisht, faktet e zbuluara lejojnë të konsiderohen veprimet e diplomatëve britanikë, të dërguar në Moskë nga drejtoria, si një kërcënim për sigurinë e Federatës Ruse”, tha FSB në një deklaratë.

“Lidhur me këtë, bazuar në dokumentet e siguruara nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Federatës Ruse dhe në përgjigje të hapave të shumtë armiqësorë të ndërmarrë nga Londra, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, në bashkëpunim me agjencitë përkatëse, revokoi kredencialet e gjashtë anëtarë të seksionit politik të Ambasadës Britanike në Moskë, në veprimet e të cilëve u zbuluan indikacione për spiunazh dhe sabotim”, shtoi ai.

Lajmi i gjashtë diplomatëve u transmetua nga televizioni shtetëror rus, me foto të fytyrave të tyre.

“Anglezët nuk i morën parasysh sugjerimet tona në lidhje me nevojën për të ndaluar këtë praktikë (të spiunimit brenda Rusisë) dhe kështu ne vendosëm, fillimisht, t’i deportonim këta të gjashtë,” tha një zyrtar i FSB-së për rrjetin shtetëror të Rusisë, Rossiya-24.

FSB njoftoi se Rusia do të urdheronte diplomatë të tjerë britanikë që të ktheheshin në vendet e tyre më shpejt nëse zbulohej se do të ndërmerrnin veprime të ngjashme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha, siç raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, se veprimet e ambasadës britanike në Moskë shkuan shumë përtej normave diplomatike dhe e akuzoi atë për ndërmarrjen e veprimeve të qëllimshme që synojnë të dëmtojnë popullin rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb