Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka dalë nga SPAK, pasi ishte në Apelin e GJKKO, teksa akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Malltezi në deklaratën për mediat tha se çështja është politike.
“Kemi tendenca në këtë çështje. Në thelb, çështja u nis me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës dhe vijon të mbahet kallëzimi i rremë.
Ajo që është tepër interesante është SPAK, paska shkuar rreth 2-3 muaj, sipas udhëzimeve të Ballës në Arkivë të Shtetit, hetues, patronazhistë, të gjenin patjetër deri letër-këmbimin e stërgjyshërve të Jamarbër Malltezit. Ne kemi qenë e mbetemi armiq të komunistëve”, tha Malltezi.
Apeli i GJKKO do japë vendimin në orën 14:30 minuta.
(Balkanweb)