Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po fshehin të vërtetën e trafikut të pretenduar të mbetjeve toksike. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari deklaroi gjatë një konference për shtyp nga selia blu se zyrat e shtetit nuk japin përgjigje për kërkesat e opozitës lidhur me lëndët që dalin nga Porti i Durrësit.

Ai tha se anijet me mbi 800 ton mbetje të rrezikshme po kthehen në Portin e Durrësit.

“Me 21 gusht, i jemi drejtuar zyrtarisht institucioneve që kanë lidhje direkte me këtë rast, me kërkesë për informacion. I jemi drejtuar Portit të Durrësit, Drejtorisë së Doganave, Drejtorisë së Tatimeve, Ministrisë së Financave. Përgjigja e tyre, këto shkresat këtu, në një mënyre të koordinuar, është pak a shumë e njëjta. Pra nuk është përgjigje, nuk jepet informacion. Vetëm kujdesen të thonë se nuk kanë asnjë përgjegjësi, dhe kujtohen të shtojnë se prokuroria ka nisur hetimin. Hetimi që ka nisur prokuroria nuk është mbrojtje që institucionet të mos japin informacion për punën dhe përgjegjësinë e tyre. Drejtoria e Tatimeve është rast ekzemplar, pasi shprehet se nuk arrin ta identifikojë se për çfarë behet fjalë. Nuk e dallojnë ata, edhe pse ky është bërë tanimë një skandal ndërkombëtar. Porti i Durrësit thotë se ngarkim-shkarkimi është përgjegjësi e operatorëve privatë. Drejtoria e Doganave thotë se pasi ka marrë vesh lajmet, ka bërë kallëzim. Ju bëjmë me dije drejtuesve te këtyre institucioneve se pengimi i deputetit në ushtrimin e funksioneve të veta duke mos vënë në dispozicion informacionin e kërkuar, konsumon elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata

“Skandali i mbetjeve toksike u thellua edhe më shumë dje në Kuvend nga Kryeministri që fshehu të vërtetën e këtij trafiku të paligjshëm. Para deputetëve, para qytetarëve, Edi Rama gënjeu në sallën më të rëndësishme të vendit që është Parlamenti, kur tha se nuk ka as mbetje të rrezikshme, dhe as trafik të paligjshëm. E tha këtë, ndërkohë që në tryezën e tij të punës ka një raport të inspektoratit të mjedisit të datës 23.08.2024, që ka konstatuar, pasi shpërtheu skandali, se 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme ishin këtu, dhe u eksportuan nga kompania që ka licencuar Ministrja Kumbaro.

Duke e pasur këtë dokument në zyrë, Edi Rama paturpësisht doli dje dhe e mohoi, gënjeu, dhe sulmoi mediat, opozitën dhe ‘Rrjetin e Bazelit’ që paskan krijuar alarm të rreme. Kur kreu i qeverisë mohon, fsheh të vërtetën, mashtron nga foltorja e Kuvendit, imagjino se sa transparencë mund të ofrojnë strukturat poshtë tij.

Me 21 gusht, i jemi drejtuar zyrtarisht institucioneve që kanë lidhje direkte me këtë rast, me kërkesë për informacion. I jemi drejtuar Portit të Durrësit, Drejtorisë së Doganave, Drejtorisë së Tatimeve, Ministrisë së Financave.

Përgjigja e tyre, këto shkresat këtu, në një mënyre të koordinuar, është pak a shumë e njëjta. Pra nuk është përgjigje, nuk jepet informacion.

Vetëm kujdesen të thonë se nuk kanë asnjë përgjegjësi, dhe kujtohen të shtojnë se prokuroria ka nisur hetimin.

Hetimi që ka nisur prokuroria nuk është mbrojtje që institucionet të mos japin informacion për punën dhe përgjegjësinë e tyre.

Drejtoria e Tatimeve është rast ekzemplar, pasi shprehet se nuk arrin ta identifikojë se për çfarë behet fjalë. Nuk e dallojnë ata, edhe pse ky është bërë tanimë një skandal ndërkombëtar.

Porti i Durrësit thotë se ngarkim-shkarkimi është përgjegjësi e operatorëve privatë.

Drejtoria e Doganave thotë se pasi ka marrë vesh lajmet, ka bërë kallëzim.

Ju bëjmë me dije drejtuesve te këtyre institucioneve se pengimi i deputetit në ushtrimin e funksioneve të veta duke mos vënë në dispozicion informacionin e kërkuar, konsumon elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Në këtë papërgjegjshmëri kontribuoi dje dhe Kryeministri i vendit, duke kryer një shkelje të re, që është mashtrimi me dashje, lidhur me këtë trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Edi Rama dje po ashtu akuzoi dhe ‘Rrjetin e Bazelit’, një organizëm ndërkombëtar me prestigj që ngriti i pari alarmin për këtë rast, akuzoi dhe qeverinë Italiane, dhe Tajlandën madje që i refuzoi ato ngarkesa, se të gjithë këta aktorë në koordinim me Opozitën, paskan bërë një komplot për të dëmtuar atë. Dhe pas kësaj lajthitje, e mori dhe në mbrojtje këtë trafik.

Konventa e Bazelit, të cilën e kemi detyrim edhe ne, përcakton se shteti nga ku kryhet tregti e paligjshme e mbetjeve, është përgjegjës.

Anija po kthehet aty ku u nis, është rrugës, sepse Edi Rama nuk e manipulon dot ‘Rrjetin e Bazelit’, nuk e korrupton dot këtë organizëm.

Mbetjet, e ky trafik, janë përgjegjësi e qeverisë dhe e kryeministrit.

Dhe sa më shumë vazhdon ai të fajësojë të tjerët, dhe median dhe opozitën, aq më shumë vetëdenoncohet si i përfshirë dhe i lidhur me këtë krim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb