Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen, do të mbajë takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator.
Sipas zëdhënësit të KE-së, Eric Mamer takimi i së enjtes do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë të ftuar në takimin e von der Leyen, por emrat se kush do ta përfaqësojë secilin shtet ende s’janë bërë të ditura.