Pasi këngëtarja amerikane Taylor Swift deklaroi mbështetjen e saj për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që do të mbahen më 5 nëntor, qindra mijëra njerëz nxituan të vizitonin uebsajtin amerikan “vote.gov”.
Ky uebsajt ofron informacion zyrtar zgjedhor për publikun.
Sipas Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), menjëherë pasi Swift njoftoi miratimin e saj për Harris, faqja e internetit “vote.gov” pati një numër të konsiderueshëm të vizitorëve.
Sipas një zëdhënësi të GSA, 337,826 njerëz vizituan faqen e informacionit të votuesve pasi Swift njoftoi mbështetjen e saj të martën.
Taylor Swift njoftoi të martën në llogarinë e saj në Instagram, pas debatit të parë live midis kandidatit republikan Donald Trump dhe Harris, se do të votonte për Kamala Harris dhe kandidatin e saj Tim Walz.
Duke treguar për rreziqet e inteligjencës artificiale, Swift tha se vendosi të publikojë mbështetjen e saj për Harris pasi Trump pretendoi se Harris mori mbështetjen e saj duke shpërndarë një foto të saj të krijuar nga AI.