Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, e konsideroi si një lajm jo të mirë marrjen si të pandehur të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Tabaku tha se një zhvillim i tillë do të ndikojë edhe në Partinë Demokratike, duke shtuar se uronte që një proces i tillë të përfundonte sa më shpejt, qoftë për të mirën e PD-së ashtu edhe për faktin se kemi hyrë në një vit elektoral.
Lidhur me protestën e zhvilluar para SPAK nga mbështetës të PD-së, Tabaku theksoi se kjo nuk përbën lajm, për shkak se ka më shumë se një vit që kudo ku ndodhet Berisha protestohet.
Tabaku tha se ka kërkuar bashkimin e PD-së dhe nuk ka pasur asnjë dyshim që PD duhej të ishte bashkë.
Deputetja demokrate tha se e kishte me pak emocione rikthimin në mbledhjet e Grupit Parlamentar, referuar zhvillimeve të viteve të fundit.
“Bashkimi i PD po ndodh realisht, ne duhet të ecim përpara me ofertën elektorale dhe aksionin elektoral”, tha Tabaku.