SHBA e quajti hap jo të duhur vendimin për mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese.
Peleshi u shpreh se ajo që ndodhi nuk është moszbatim i vendimit të GJK, por një paqartësi që rrethon çështjen, në lidhje me atë se cila e drejtë prevalon.
Ndaj sipas tij edhe kryetarja e Kuvendit i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias.
“E zbatuam vendimin për futjes në seancë të çështjes. Kaloi në Këshillin e Legjislacionin dhe u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë. Mocioni nuk përparon dot për shkak të qëndrimit, që është shprehje e paqartësisë. Fjala kyçe është paqartësi. Të gjithë palët janë në të drejtën e tyre por se cila e drejtë prevalon kjo nuk është e qartë”, tha ai.