Në shtëpinë e Man.City të gjithë janë “sy e veshë” nga procesi gjyqësor që nis këtë të hënë ndaj tyre, ku 115 akuza të ngritura për shkelje të rregullave të “fair play financiar” rrezikojnë të sjellin një dënim të rëndë, gjithnjë nëse provohen.

Pavarësisht tensionit të krijuar, brenda në fushë nuk ka asnjë efekt pasi ekipi i Pep Guardiola-s vijon të marshojë në Premier League duke mposhtur çdo rival. Tekniku spanjoll i falet edhe një herë Erling Haaland, me “bomberin” norvegjez që po kalon një moment fantastik.

Ndaj Brentford, Haaland realizoi një “dopietë” golash, duke shkuar në kuotën e 9 golave në 5 ndeshje. Haaland kapi shifrën e 99 gola me fanellën e Man.City duke qenë shumë pranë rekordit të vendosur nga C.Ronaldo.

CR7 është lojtari që ka arritur më shpejt kuotën e 100 gola në Angli me 105 ndeshje në dispozicion, ndërsa Haaland është në kuotën e 103 ndeshje. I duhet vetëm 1 gola në ndeshjen kundër Inter për të thyer këtë rekord të vendosur nga Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb